Sot pritet takimi i dyte Berisha-Rama
Kryeministri Sali Berisha dhe kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, pritet te zhvillojne sot nje takim te dyte per zgjedhjen e kreut te shtetit. Ne fakt qe pas takimit te pare, si Berisha dhe Rama e kishin paralajmeruar vazhdimin e bisedimeve. Burime nga te dy kampet thane dje se dy kreret e partive me te medha politike, pritet te takohen ne nje raund tjeter bisedimesh per ceshtjen e kreut te shtetit, pasditen e sotme ne mjediset e Kryesise se Kuvendit. Nuk dihet nese serish ne takim do te jene dhe kreret e grupeve parlamentare PD-PS, Patozi dhe Ruci. Takimi mund te realizohet kete pasdite, pasi axhenda e kreut te qeverise gjate dites se sotme eshte e ngjeshur me takime ne Kosove. Ai do te jete ne oren 11:00 ne Prizren, ku do te marre pjese ne ceremonine e festimeve per 134-vjetorit te Lidhjes se Prizrenit.
Takimi i pare mes kryeministrit dhe kreut te opozites u zhvillua mbremjen e se dieles se kaluar. Pas bisedes afro 100 minuteshe, te dy lideret deklaruan per mediat se nuk ishte arritur nje marreveshje konkrete, por se rruga e dialogut ishte lene e hapur dhe kishte mundesi per bisedime te tjera. Gjate kesaj jave Partia Socialiste nuk pranoi te mbeshteste kandidimin e Xhezairi Zaganjorit, duke e cilesuar ate si zgjedhje te njeanshme nga mazhoranca. Nderkohe qe nuk ka propozuar as edhe nje kandidat te vetem nga ana radhet e saj per kete post, duke deklaruar se opozita nuk eshte pakice dhe nuk mund t'i imponohet mazhorances me nje kandidat. Perfundimi i raundit te trete dhe mosgjetja e nje emri per kreun e shtetit, ka bere qe dy negociatoret Astrit Patozi dhe Gramoz Ruci te organizojne nje tjeter takim mes dy lidereve per te zgjidhur ceshtjen e kreut te shtetit.