Majko, KQZ-së: Fitore për Bashën, asnjëherë
TIRANE- Militantet, mbeshtetesit dhe deputete te Partise Socialiste po pritestojnë edhe këtë të dilen para Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve. Dhejtra qytetarë janë mbledhur në mbështetje të portestës opozitare.
Deputeti socialit, Pandeli Majko duke folur para protestuesve të mbledhur para KQZ-së, përsëriti edhe njëherë se ajo që po bën Komisioni Qëndror është e paligjshme dhe antikushtetuese.
Duke e quajtur, kreun e KQZ-së, Arben Ristani si “Gjeneralin e Ushtrisë së Vdekur”, Majko u shpreh se do gërmojë e do gërmojë, kocka do nxjerrë, por fitore për Lulzim Bashën asjëherë
Ca muaj më përpara na vratë, vratë katër nga tanët. Dhe sot nuk mund të vrisni të ardhmen e opozitës. Kryeqyetit I Shqipërisë meriton më shumë, sesa ky komision- tha ai.
Arta Dade
Në fjalën e saj deputetja, Arta Dade duke e konsideruar votën pjesë e dinjitetit dhe personalitetit, tha se Saliu nuk mund të shkelë mbi dinjitetin dhe personalitetin e shqiptarëve.
Saliu është një antishqiptar. Ai nuk e di Shqipërinë në Evropë, sespse Evropa kërkon zbatimin e ligjit, luftën kundër korrupsionit etj. Ne do të shkojmë në Evropë pa Sali Berishën- tha Dade
Dade i bëri thirrje forcave të policisë që të rrinë larg nga mbështetësit opozitarë.
Mimi Kodheli
Ndërsa Mimi Kodheli, duke iu drejtuar në mënurë pak më të veçantë mbështetësve nga Korça që kanë ardhur në mbështetje të portestës, tha se populli shqiptar ka kaluar shumë mundime, vuajtje, ndërsa sot për fat të keq jemi ende duke luftuar për të drejtat dhe liritë tona.
Shqiptarët kanë luftar për të ardhme më të mirë, ne jemi akoma sot për fat të keq, duke luftuar akoma për të drejtat tona. Shqiptarët kanë mijëra vjet që e bëjnë këtë. Do të vazhdojnë derisa Shqipëria do të jetë Europiane prej vërteti- tha Kodheli.
Sipas deputetes së PS-së, shqiptarët do ti thonë jo çdo diktatori, çdo dhunimi që I bëhët të drejtave tona për liri, për të votuar me guxim
Opozita eshte ne proteste prej ditesh ne kundershtim te vijimit te numerimit te votave hedhur ne kutite e gabuara dhe vonesen ne certifikimin e rezultatit, qe sipas tyre ka nxjerre fitues kreun te bashkise, Edi Ramen.