E Shtunë, 31 Tetor 2026

Majko: KQZ te mos vonoje rezultatin per Tiranen

Deputeti socialist, Pandeli Majko tha dje per mediat se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve duhet te shpalle rezultatin per garen e Tiranes. "Kam dal ketu per te folur ne emer te PS, ne emer te te gjithe bashkeqytetareve qe e votuan PS dhe aleancen e saj. Por nderkaq, shpresoj dhe besoj se po flas edhe ne emer te te gjithe qytetareve qe nuk na votuan per t'i bere thirrje KQZ, qe ne nje periudhe sa me te shpejt te mbylle dhe te deklaroje rezultatin e zgjedhjeve per Bashkine e Tiranes dhe per te gjithe Shqiperine", tha Majko. Nga ana tjeter, deputeti socialist u ka bere thirrje qytetareve qe te ruajne qetesine dhe te presin vendimin e institucioneve per procesin zgjedhor. "Deshiroj qe sot tu drejtohem te gjithe publikut shqiptare qe te kete qetesine dhe gatishmerine per te ndjekur hap pas hapi gjithe procesin, i cili shpresoj qe ne vazhdim do te jete sa me i shkurter nga institucionet pergjegjese perpara ligjit", tha ai. Majko i eshte referuar dhe rezultatit te zgjedhjeve ne Tirane. Sipas tij, fitorja eshte firmosur dhe nga komisioneret e Partise Socialiste dhe Partise Demokratike". "Procesverbali me ngjyre te verdhe per kutine me nr 1854/1 i firmosur me shume respekt, jo vetem nga perfaqesuesit e PS por mbi te gjitha edhe nga perfaqesuesit e PD. Eshte procesverbali i fundit, i cili i jep fitoren Edi Rames per postin e kryetarit te bashkise se Tiranes", tha Majko. Ai deklaroi se statistikat e PS, te nxjerra nga procesverbalet gjithe qendrave te numerimit, i japin fitoren kandidatit socialist, Edi Rama. Majko ka shtuar se koha nuk pret me per zvarritjen e procedurave. "Keto dokumente flasin qarte, une ketu kam ne doren e majte, te gjithe statistikat qe flasin qartazi, te gjitha tabelat permbledhese per te cilat shpresojme se KQZ, ne respekt te ligjit, do te marre nje vendim sa me te shpejte. Koha nuk pret, besoj se si te majtet ashtu dhe te djathtet jemi te lodhur, per disa arsye te cilat nuk jane te reja. Ka ardhur koha tu jepet fund lodrave te fjaleve", tha Majko. Deputeti socialit i ka bere thirrje dhe kandidatit te mazhorances, Lulzim Basha dhe perfaqesueseve te Partise Demokratike qe te respektojne dokumentacionin e firmosur nga gjithe komsioneret. "Tani me fjalen e ka ligji dhe dokumentet e firmosura si nga komisioneret dhe numeruesit e se majtes, ashtu edhe nga ata te se djathtes. Qe do te thote se PD, se bashku me kryetarin e saj aktual, se bashku me kandidatin per Bashkine e Tiranes, duhet te respektojne firmat e numeruesve dhe komisionereve te tyre. Po flas mbi bazen e dokumenteve ligjore", tha Majko

"Kjo histori te mbyllet sa me shpejt"

Deputeti socialist Pandeli Majko theksoi se dje per qytetaret eshte e rendesishme qe procesi i zgjedhjeve ne Tirane te mbyllet ne nje afat sa me te shpejt. Majko tha se kjo procedure duhet te mbyllet ne nje menyre sa me te qete per te gjithe vendin. "E gjithe kjo histori une shpresoj qe te mbyllet ne nje menyre sa me te qete. Ne ftojme gjithe njerezit qe qetesisht te presim rezultatin sepse pas ketyre zgjedhjeve ne te gjithe jemi pjese e te njejtes kulture, e te njejtit shtet, e te njejtit komb, te njejtes shoqeri e cila kerkon qe e nesermja te vije me e mire sesa e sotmja" tha dje deputeti socialist. Qendrimi i djeshem i deputetit Pandeli Majko, eshte i pari qe eshte bere ne menyre zyrtare nga ana e Partise Socialiste, per rezultatin ne Tirane.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›