E Shtunë, 31 Tetor 2026

Babai i dy vajzave var veten në kuzhinë mister motivet

TIRANE-Një ngjarje e rëndë ka tronditur kryeqytetin orëve të vona të së mbrëmshmes kur një burrë ka vendosur t'i japë fund jetës së tij.
Aktin vetëvrasës burri mësohet se e ka kryer në banesën e tij ndërkohë që të dhënat e fundit, që vijnë nga policia bëjnë me dije se alarmi i parë është dhënë prej familjarëve të tij.
Referuar të dhënave policore që shoqërojnë ngjarjen saktësohet se viktima është Riza Sukaj me banim në Tiranë. Policia ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur në katin e 14-të të pallatit, në të cilin jetonte viktima Sukaj. Burri mësohet t'i ketë dhënë fund jetës me anë të një teli të cilin e ka varur në kuzhinën e apartamentit të cilit banonte. Referuar informacioneve që shoqërojnë aktin e rëndë saktësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:30 minuta kohë kur kryefamiljari Sukaj gjendej i vetëm në banesën e tij. Viktima mësohet se është baba i dy fëmijëve dhe se prej shumë kohësh ishte i punësuar në fabrikën e "Koka-Kolës" në Tiranë. Këto të dhëna bashkë me dëshmitë e njerëzve të njohur të Sukajt kanë shërbyer edhe për nisjen e menjëhershme të hetimeve, për të mësuar shkaqet e vërteta të ngjarjes së rëndë.

Pallati në të cilin ndodhi ngjarja gjendet në bulevardin "Zogu i Parë" ndërsa banesa e të ndjerit ndodhet mbi një prej qendrave tregtare më të njohura në kryeqytet. Policia ka marrë dëshmitë e para të të afërmeve të Sukajt, si dhe të dy vajzave të tij, ndërkohë që po punohet për të mësuar në lidhje me problemet që ka pasur së fundmi burri. Shkaku kryesor ku është fokusuar hetimi lidhet me problemet e shëndetit mendor të tij, por që nga të dhënat e para nuk është zbuluar që ditëve të fundit Sukaj të kishte shfaqur probleme depresioni.

(d.b/GazetaShqiptare/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›