Majko: Komunistët shqiptarë s’kanë pasur dijeni për masakrën
28/07/2010 Deputeti i PS shprehet se partizanët shqiptarë janë të pafajshëm për Tivarin
Enver Hoxha: Në territorin shqiptar janë ekzekutuar 1000 kosovarë
Deputeti i Partisë Socialiste, Pandeli Majko, është shprehur dje, gjatë një interviste në “Alsat” se nuk beson që komunistët shqiptarë të kenë marrë pjesë në masakrën e Tivarit. Sipas Majkos, gabimi i vetëm i komunistëve shqiptarë ishte që bashkëpunuan me komunistët jugosllavë, por është shfaqur skeptik nëse mund të kenë marrë pjesë apo jo në këtë masakër partizanët shqiptarë. “Unë mendoj se gabimi i partizanëve ishte se bashkëpunuan me jugosllavët, por nuk mendoj se ata kanë pasur dijeni për masakrën e Tivarit”, është shprehur Majko. Deklaratat e Majkos vijnë në një moment kur Kuvendi ka ngritur një komision hetimor për këtë çështje, dhe ku ndër të akuzuarit kryesorë është dhe Ramiz Alia, akuza këto që kanë ardhur nga Kryeministri i vendit, Sali Berisha. Ndërkohë vetë Alia i ka hedhur poshtë akuzat, duke u shprehur se kur është kryer masakra e Tivarit, ai ka qenë me luftimet në Bosnjë. Gjithsesi, është ose jo Ramiz Alia një ndër autorët e masakrës, kjo mbetet për t’u verifikuar, ndërkohë që nga dokumentet del qartë se komunistët shqiptarë kanë qenë në dijeni të masakrave që janë kryer ndaj shqiptarëve të Kosovës në marsin e vitit 1945. Vetë diktatori Hoxha ka pohuar se në territorin shqiptar janë masakruar rreth 1000 shqiptarë të Kosovës, kryesisht në Kukës dhe vendin e quajtur Ura e Zogut. Masakra e Tivarit është një krim me përmasa biblike, ku u ekzekutuan pabesisht nga komunistët jugosllavë, por edhe ata shqiptarë, një numër personash që varion nga 4300 deri në 5000. Ndërkohë që për këtë çështje kanë filluar hetimet dhe nga pala kosovare, ku të akuzuar janë rreth 26 ish-komunistë.
Të dhëna historike
Nga Prizreni shqiptarët u nisën fillimisht për në Mal të Zi të ndarë në tri grupe.
Grupi i parë prej 3,700 vetash u nis më 24 mars 1945. Grupi i dytë me 4,700 vetë u nis më 26 mars dhe marshoi për katër ditë në vijën Prizren-Zhur-Kukës-Pukë-Shkodër-Tivar. Ushtarët gjatë rrugës u rrahën apo në disa raste edhe u vranë kur dilnin nga kolona për të shuar etjen. Grupi i tretë me 2700 veta u nis më 27 mars 1945, dhe pas arritjes në Dubrovnik, një grup prej 800 vetash u helmua nga një helm i panjohur.