Shpëthime gazi në një pus nafte në Fier, panik tek banorët aty pranë
Fier- Shpërthimi i gazit metan brenda një pusi nafte në fshatin Belin të Fierit ka alarmuar të gjithë zonën. Sipas burimeve policore ka ndodhur shpërthimi i një fontani, ndërsa pusi ka qenë jashtë funksionit.
Fatmirësisht nuk ka pasur asnjë person të lënduar, ndërsa banorët përreth janë alarmuar sepse një shpërthim më i madh mund të verë në rrezik banesat e tyre.
Në vendgjarje kanë shkuar specialistët të cilët po përpiqen të shmangin shpërthime të tjera, të cilët janë të pranishme për shkak të çlirimit të gazit dhe naftës.
Ekspertët kanë nisur hetimet, ndërsa shkak dyshohet se mund të jetë bërë vjedhja e kapakut të pusit, i cili mund të jetë shitur për skrap, po një tjetër shkak mendohet të jetë bërë grumbullimi i gazit si një proces i zakonshëm i puseve të bllokuara të naftës që shpërthen në formë fontane. Pusi administrohet nga kompania Bankers Petroleum.