Majko: Zgjedh koalicionin e 21 janarit, jo ate te 1 prillit
Nje koalicion i mundshem mes Partise Socialiste dhe Levizjes Socialiste per Integrim, nuk shikohet si dicka pozitive nga gjithe deputetet kryesore te PS-se. Kunder tij ka dale dje nje prej zerave kryesore te Partise Socialiste, ish-kryeministri dhe deputeti Pandeli Majko. Ne nje postim ne rrjetin social “Facebook”, Majko shprehet qarte, duke shmangur cdo keqkuptim, se zgjedh me mire koalicionin e 21 janarit, sesa koalicionit e nje prillit. Deklarata e Majkos eshte bere pak ore pasi ne media nisen te qarkullojne hipotezat e para per daljen e LSI-se nga koalicioni me PD dhe afrimin e LSI-se me kampin opozitar. Duke komentuar dhe mesazhet qe kane ardhur gjate dates 1 prill nga politika, Majko shprehet se kjo eshte dita e politikaneve qe nuk u bene kurre politikane te vertete. “Gezuar 1 prillin, diten e politikaneve qe nuk u bene kurre te tille, por ju dorezuan shenjes se kesaj date. Te genjesh nje popull, eshte faj. Ta lesh ate pa te drejten e zgjedhjes midis te vertetes dhe genjeshtres, eshte drame e maskarenjve pa principe te politikes. Kjo eshte arsyeja qe besoj se genjeshtra kujtohet, por nuk festohet. Rilindja e se vertetes, eshte shpresa per neser. Kam zgjedhur koalicionet e 21 janarit dhe jo ate te 1 prillit. Neser eshte 2 prill. Dite e bukur per “t’u vrare”, shprehet Majko ne postimin e tij ne rrjetin social “Facebook”. Ish-kryeministri uron edhe anetaret e faqes se tij ne “Facebook” per simboliken e genjeshtres. “Miq! Gezuar 1 prillin! Diten e mashtrimit dhe genjeshtres. Diten kur genjeshtren e mirekuptojme si humor. Kjo eshte dita kur themi genjeshtra te “stisura”, ose pa dashje pohojme te vertetat e medha te genjeshtres. Ky eshte fakti, se ne ditet e tjera te vitit, genjeshtra eshte edhe zgjedhja juaj”, shprehet Majko. Deputete te tjere te Partise Socialiste nuk kane pranuar te bejne komente mbi koalicionin e mundshem me LSI-ne. Nje koalicion mes PS dhe LSI eshte pare me rezerva, gjate qendrimeve te meparshme dhe nga deputete si: Erjon Brace dhe anetare te tjere te Kryesise se Partise Socialiste e kane cilesuar kete bashkim si nje rrezim te projektit te PS-se per rilindje. Majko eshte nje nga deputetet qe ka kundershtuar prej kohesh krijimin e nje aleance mes PS dhe LSI-se. I pyetur pak dite me pare nga mediat, ai u shpreh se PS-ja do te beje koalicion vetem me ato parti qe nuk jane ne qeveri. Ndersa ka shtuar se prej kohesh eshte pesimist per nje koalicion te tille. “Eshte brenda “llogarise” te tij fakti qe kalimi ne opozite i LSI-se me nje akt politik dhe zyrtar duke dale nga qeveria, eshte fare pak i mundshem. Koleget e mi ne PS e dine qe qendrimi im per bashkepunimin me LSI eshte pesimist”, ka deklaruar disa dite me pare Majko.