Majko e Xhufi reagojnë ndaj vizitës së Metës në Beograd
“Kjo vizitë e gabuar në kohën e gabuar, në thelb i shërben Beogradit. Aktualisht, Shqipëria nga kjo vizitë nuk ka fituar asnjë gjë. Kjo është vizitë e gabuar, në kohë të gabuar… Në një mënyrë a në një tjetër e ka ndihmuar Beogradin, të paktën në perceptim, të shfaqet si një qendër e rëndësishme përsëri e vendimmarrjes ballkanike.”, - deklaroi dje në një intervistë televizive, Pandeli Majko.
Sipas Majkos, “Serbia pas kësaj vizite bëhet dhe më e besueshme në qëndrimin e ashpër karshi Kosovës. Merr një fizionomi dhe më rajonale, duke e përdorur këtë mbikalim që diplomacia shqiptare i bën Kosovës”.
Ndërsa historiani dhe ish-zv/kryetari i LSI-së, Pëllumb Xhufi deklaratat pro ekzistencës së një minoriti serb në vendin tonë i ka vlerësuar si “lëshime ndaj Serbisë”.
Ai argumenton se pretendimi për një minoritet serb në Shqipëri nuk ka ekzistuar as në kohën e Titos. “Nëse do kishte minoritet tjetër, do të ishte pikërisht kjo periudhë e artë kur edhe Titos i ecte fjala jashtëzakonisht shumë në Shqipëri dhe mund të shpikte edhe ndonjë minoritet serb, slloven apo kroat. Nuk ka ndodhur kjo dhe s’ka si të ndodhë, sepse realisht minoritet serb nuk ekziston në Shqipëri”, - u shpreh Xhufi.
“Është një lëshim ose fillimi i një lëshimi që tentohet t’i bëhet Serbisë, ashtu siç po paralajmërohet t’u bëhet edhe të tjerëve me një regjistrim, i cili nëse do bëhet në ato terma siç është lajmëruar(mbi baza etnike dhe fetare), do të jetë një regjistrim antikushtetues”, - gjykon Xhufi.