Të angazhuar për kushtet e banorëve të Preshevës
Ministri serb për Administratën Publike dhe Vetë-Qeverisjen Vendore, Milan Markoviç, i cili e shoqëroi ministrin Meta në vizitën e tij në Preshevë, vlerësoi intensifikimin e marrëdhënieve mes dy vendeve. “Ne po punojmë që të avancojë jeta e të gjithë njerëzve, veçanërisht për banorët e Preshevës, Bujanovcit dhe Metvegjes, në mënyrë që këta fëmijë të kenë një të ardhme më të ndritur; por jo siç ka ndodhur në të kaluarën. Unë gjithmonë u kam thënë kolegëve të mi të Luginës së Preshevës, se ne nuk duhet të lejojmë që të rinjtë dhe fëmijët të mbahen peng nga e kaluara”, tha ai në një deklaratë për mediat në Luginën e Preshevës. Ai bëri me dije se “do punojmë për të ardhmen që ata të kenë një jetë më të mirë. Dhe siç biseduam me z. Meta, gjatë 4 orëve rrugë nga Beogradi deri këtu, kemi prekur të gjitha temat që janë me interes dhe kemi rënë dakord se do të angazhohemi që gjithçka të bëhet më mirë”, tha ai.
#