Majko nesër viziton Mitrovicën

Ish-Kryeministri i Shqipërisë do të qëndrojë të hënën edhe në pjesën veriore të qytetit të Mitrovicës.
Një ditë pas kritikave se asnjë zyrtar i Partisë Socialiste nuk kishte pranuar të vijë në Kosovë si pjesë e delegacionit të presidentit Bujar Nishani, për nesër është paralajmëruar vizita e Pandeli Majkos në Mitrovicë.
Në njoftim nga Komuna e Mitrovicës thuhet se zyrtari i PS-së do të takohet me zyrtarët me të lartë komunalë.
“Te hënën, (3 shtator 2012) qëndron ne Mitrovice, deputeti i PS ne Parlamentin e Shqipërisë, Pandeli Majko. Ai do te takohet me kryetarin e komunës, Avni Kastrati në orën 12:00, ndërsa me pas do te vizitoj veriun e qytetit”, thuhet në njoftim.