Wembley, nikoqir i finales së Euro 2020

Stadiumi i famshëm londinez thuhet se është “favorit” për të qenë nikoqir jo vetëm i finales por edhe dy takimeve gjysmëfinale si pjesë e “javës finale” që do të shënonte kulminacionin e garës së përbërë nga 24 skuadra përfaqësuese. Ideja e zhvillimit të garës kontinentale në 12 shtete të ndryshme ka ndarë tifozët, dhe disa besojnë se ky propozim mund të zmadhojë karakterin e kompeticionit kurse të tjerët frikësohen se do të humb atmosfera unike.
Delegatët e UEFA-së pritet të votojnë rreth këtij propozimi në dhjetor. Vendimi përfundimtar do të vjen në janar ose shkurt të vitit të ardhshëm por presidenti i UEFA-së, Michel Platini duket se insiston rreth aprovimit të idesë.
“Është një ide rreth së cilës jam vërtetë i vendosur. Do të jetë shumë më lehtë nga këndvështrimi financiar. Nevojiten vendime politike. Ne nuk kemi nevojë të ndërtojmë stadiume ose aeroporte. Kjo mund të jetë me rëndësi gjatë krizës ekonomike”, u shpreh francezi.