E Diel, 1 Nëntor 2026

Premierliga, kampion i shpenzimeve

Mori fund, u mbyll afati kalimtar i verës për futbollistë. Edhe pse në mbarë botën shpeshherë dëgjohet për krizë financiare, kjo duket se nuk vërehet aq shumë në futboll. Së paku sa i përket ligave kryesore evropiane.

Shkojmë me radhë. Më së tepërmi shpenzime në përforcime kanë bërë klubet nga Premierliga, gjithsejtë 627 milionë euro, përcjell nga Serie A (376), kurse mbi 200 milionë euro investuan edhe Bundesliga (241) dhe Ligue 1 (219). Në pozitën e pestë renditet La Liga (128), e pak më pak se ata u shpenzuan klubet ruse (121).

Sa i përket skuadrave, më së tepërmi shpenzoi Paris Saint-Germain, gjithsejtë 140 milionë euro i përcjell nga Chelsea (103.8), Bayern Munich (70.3), Tottenham (65.4), Manchester United (64.7), e kështu me radhë. Nga ana tjerët nga shitjet e futbollistëve më së tepërmi përfitoi Milani, 68.5 milionë euro, Tottenhami shiti lojtarë me vlerë prej 67.4 milionë eurosh, Arsenali 50, Genoa 49, dhe Sao Paulo 43.

Blerjet më të mëdha ishin qendërmbrojtësi Thiago Silva i cili kaloi nga Milani në PSG për 42 milionë euro, Eden Hazard (Lille-Chelsea), Lucas Moura (Sao Paulo-PSG), Javi Martinez (Athletic Bilbaos-Bayern).

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›