E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama ne Opinion Koalicion me PDR dhe AK

Kryetari i Partisë Socialiste deklaroi në emisionin “Opinion” të gazetarit Blendi Fevziu, se është i hapur për koalicion me Aleancën kuq e zi dhe Frymën e re Demokratike të Bamir Topit. Madje kryetarit të FRD-së, Rama i ka sugjeruar të heqë dorë nga filozofia e baraslargimit prej qeverisë dhe opozitës, duke anuar tek kjo e fundit.
Rama tha se pret në koalicion, edhe Ilir Metën. Por LSI, duhet të ketë parasysh në këtë afrim, fillimisht largimin nga qeveria dhe më pas pranimin e programit të Partisë Socialiste, të cilin Rama e shtron si çështje të panegiciueshme.
Kryesocialisti nuk pranoi të japë asnjë detaj lidhur me emrat që do të përfshihen në listën për kandidatë për deputete të kësaj force politike, kriterin për lëvizjet e disa emrave nga një rajon në tjetrin për kandidim, largimin e disa të tjerëve, duke shpërfillur dhe zërat kritikë që vijnë nga brenda partisë se kishte një proces që po zhvillohet nën diktatin e kryetarit, larg transparencës dhe kriterit të meritës. Duke shmangur çdo përgjigje për listën, Rama publikoi qëndrimin vetëm për një emër, atë të liderit historik të së majtës Fatos Nano. Nano nuk do të jetë kandidat për deputet i kësaj partie.
Rama shmangu në “Opinion” t’u përgjigjet akuzave të selisë së partise demokratike, që e lidhin atë me afera korruptive, sic është leja e ndërtimit për një pallat në kryeqytet duke u marrë ekskluzivisht vetëm me zeëdhënësen e selise blu Laura Vorpsi. Intervista e gjatë gati 3 orë me Edi Ramën, lidhej dhe elementë të rëndësishëm të programit me të cilin PS synon të qeverisë nëse fiton zgjedhjet. Për punësimin, Rama ishte i paqartë, lidhur me objektivin në program për hapjen e 300 mijë vendeve të reja të punës. Rama referohej për zgjidhje tek shifrat zyrtarete INSTAT, një institucion që për papunësinë në Shqipëri ka shifra dukshëm më të ulëta sesa shifra që deklaron kryetari socialist prej 1milion syresh.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›