E Shtunë, 31 Tetor 2026

Majko, padi ndaj kreut te forcave speciale

Pas konfrontimit te proteuseve me policine ne qytetin e Korces, deputeti socialist Pandeli Majko deklaroi dje se "protesta ishte paqesore ne mbeshtetje dhe te grevisteve per kauzen e transparences se zgjedhjeve, dhe nderhyrja e policise ishte jashtezakonisht e dhunshme". "Kam pare njerez qe nuk shikonin nga syte, jane goditur me shkopinj gome. Berisha po perserit gabimet e vjetra", u shpreh ai. Ndersa pas kesaj ngjarje, zyra e shtypit e selise roze ben te ditur se ne protesten e mbeshtetur prej socialisteve ne Cerrave ne aksin nacional Korce-Pogradec, edhe pse policia ishte njoftuar zyrtarisht nga organizatoret per kete proteste. "Protesta eshte kthyer ne nje perplasje te dhunshme dhe ne mesin e protestuesve ka pasur edhe te demtuar. Shume prej tyre jane nisur me urgjence ne spitalin e qytetit te Korces. Nderkohe mbi deputetet e PS, Majko dhe Dalipi eshte ushtruar dhune nga forcat e policise", njoftoi Partia Socialiste. Sipas deklarates se tyre zyrtare, deputetet Majko, Kodheli, Dalipi kane ngritur nje padi penale per shperdorim detyre dhe ushtrim dhune me pasoja, ndaj Kreut te forcave Speciale te Shkodres Ivzi Bushati, i cili bashke me forcat speciale te Shkodres ka qene prezent ne kete proteste. Partia Socialiste i ka kerkuar gjithashtu Drejtorise se Qarkut Korce identifikimin e forcave te policise te perdorura ne proteste, pasi ata s'kishin asnje shenje dalluese identifikuese.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›