E Shtunë, 31 Tetor 2026

Portugalia, mbeshtetje per vizat dhe integrimin ne BE

Portugalia mbeshtet integrimin dhe heqjen e vizave per Shqiperine. Deklarata eshte marre diten e djeshme, nga ministri i Puneve te Jashtme te Portugalise, Luis Amado, pas takimit te zhvilluar me homologun e tij shqiptar, Ilir Meta. Bashkepunimi i mire politik mes dy vendeve, integrimi evropian i Shqiperise, liberalizimi i afert i regjimit te vizave per qytetaret shqiptare, zhvillimet ne Ballkanin Perendimor dhe Konferenca e Sarajeves, ishin ne qender te bisedimeve te zhvilluara mes tyre. Kreu i diplomacise shqiptare vleresoi se marredheniet mes dy vendeve jane shume te mira, duke theksuar ketu edhe miqesine historike qe ekziston mes dy popujve. Gjithashtu, ai pershendeti qendrimin perkrahes te Portugalise, ndaj procesit te zgjerimit te Bashkimit Evropian dhe forcimit te perspektives evropiane te vendeve te Ballkanit Perendimor. Nga ana e tij, Amado duke vleresuar progresin qe Shqiperia ka bere ne permbushjen e kushteve te Udherrefyesit per liberalizimin e vizave, u shpreh se "Portugalia do te vazhdoje te mbeshtese Shqiperine si per marrjen e statusit te vendit kandidat ashtu dhe per permbylljen me sukses dhe sa me te shpejte te procesit te liberalizimit te vizave". Zyrtari i larte portugez vleresoi gjithashtu edhe rolin e qendrueshem konstruktiv, qe Shqiperia luan ne rajon si nje force stabiliteti. Pas takimit, dy ministrat nenshkruan Protokollin e Bashkepunimit mes dy MPJ-ve dhe rane dakord, per nenshkrimin e marreveshjeve te tjera ne fusha me interes te ndersjellet ne te ardhmen e afert.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›