Majlinda Bregu: Opozita, përgjegjëse për dështimin e Shqipërisë. Ne i bëmë të gjitha detyrat
Ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu, ka thënë se opozita është përgjegjësia për dështimin e Shqipërisë në marrjen e statusit të vendit kandidat për në BE. Bregu ka thënë se bojkoti i opozitës ka qenë vendimtar, ndërsa nuk ka përmendur asnjë kusht të paplotësuar nga qeveria e saj. Madje, Bregu është shprehur se administrata i ka kryer të gjitha detyrimet.
Dëmi më i madh që është bërë me bojkotin e opozitës, është dëmi që i është bërë imazhit të vendit. Askush nuk mund të thojë që administrata shqiptare nuk ka punuar për të plotësuar detyrimet. Ju do të qeni paralelisht me progres raportin edhe vlerësime të tjera sa i përket performancës së reformave të ndërmarra, të cilat ju siuroj që do jenë shumë pozitive, por dëmi më i madh është dëmi që i është bërë vendit. Dëmi që i është bërë imazhit të Shqipërisë, e cila realisht pas vitti 2005 vendosi një stad tjetër të raportit me BE”, ka thënë Bregu.
Sipas Bregut, ky vendim, qoftë negativ, nuk na ndalon në në datën e anëtarësimit. Procesi nuk është një proces që varet vetëm nga respektimi i detyrimeve apo terminaliteteve teknike. Procesi i zgjerimit është një proces i cili ka vënë në pikëpyetje shumë ide në Europë dhe brenda Bashkimit Europian në vendet anëtare. Pra, kjo nuk na largon më shumë në datën e anëtarësimit, madje as humbasim fonde, sepse plani financiar i Bashkimit Europian tashmë nuk lëviz në bazë të vendimit për statusit kandidat apo jo.