E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta ngushëllon familjen e Ramiz Alisë: Ishte figurë e shquar

Kreu i LSI-së, Ilir Meta, i ka dërguar një letër ngushëlluese familjes së Ramiz Alisë, pas vdekjes së këtij të fundit mëngjesit të sotëm.

Në letër Meta shpreh ngushëllimet dhe vlerësimet e tij për figurën e Alisë. Sipas Metës, Ramiz Alia ka qenë një figurë e shquar në luftën kundër fashizmit.

Meta është i vetmi politikan që ka shprehur ngushëllimet deri më tani për vdekjen e ish-presidentit Ramiz Alia.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›