E Diel, 1 Nëntor 2026

Vetura e Ministrisë greke kapet me 149 kg drogë në kufi me Shqipërinë

Kapet një makinë e Ministrisë së Drejtësisë greke me një sasi të konsiderueshme droge. Sipas policisë që ka kryer sekuestrimin, sasia e drogës shkonte deri në 149 kg.

Policia greke bën me dije se droga e llojit marijuanë është kapur në Nea Selefkia, Igumenicë, ndërkohë që makina tip “Citroen” drejtohej nga një 48-vjeçar grek.

Mediat greke raportojnë se trafikantë është nënpunës i prokurorisë së Athinës, ndërkohë që operacioni i policisë vijon ende. /Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›