Majlinda na nderon, dy fitore në botëror

Xhudistja nga Kosova, Majlinda Kelmendi e ka nisur me fitore, aventurën e saj në Kampionatin Botëror të xhudos që po mbahet në Rio De Janeiro, Brazil.
Kelmendi ka mposhtur portugezen 31-vjeçare, Joana Ramos, e cila ishte e 64-ta në renditje botërore deri në 52 kg. Ndërsa në rrethin e tretë, ajo ka mposhtur francezen, Priscila Gneto. Kelmendi, e cila është numër një në renditjen botërore është favorite për medaljen e artë./indeksonline/