E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shënon Shaqiri, barazon Bayerni

Ekipi kampion i Gjermanisë, Bayern Munich ka befasuar duke barazuar si mysafir i Freiburgut. Rezultati final i ktëij takimi ishte 1 me 1, ndërsa golin për Bayernin e shënoi krenaria jonë, Xherdan Shaqiri i cili shënoi një gol të bukur nga afërsia në min. e 33, ndërsa golin e barazimit e shënoi Hofler në min. e 86.

Se po bëhet një yll te Bayerni, është se jo vetëm që po shënon, po është paraqitur në çdo ndeshje të këtij sezoni për Bayernin. Bayerni me këtë barazim ende kryeson Bundesligën me 10 pikë nga 4 ndeshje, ndërsa Freiburg ka 2 pikë nga po aq ndeshje.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›