E Shtunë, 31 Tetor 2026

United i Moyes = Chelsea e Mourinhos

Derbi i javës së dytë në Premier Leaguen Angleze ka përfunduar me rezultatin e bardhë 0 me 0. Edhe pse të dy ekipet patën disa raste të shënonin, megjithatë nuk arritën të tundnin asnjëherë rrjetën e kundërshtarit.

Me këtë barazim United ka tani katër pikë dhe Chelsea ka shtatë, pas tre ndeshjeve dhe vazhdojnë më tutje pasi që të dy ekipet, përsëri do kenë përballje mjaft të forta, Chelsa do të luaj me Bayern Munich në kuadër Superkupës së Evropës, dhe United që i shkon Liverpolit në kuadër të jacës së tretë në Peremier League..

Çka vlen të theksohet se lojtari më i angazhuar në fushe ishte Rooney, ndoshta se donte ti tregonte Moyesit se ai është ende i vjetri, apo ndoshta të tregohet te Mourinho./indeksonline/ 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›