E Hënë, 2 Nëntor 2026

“Make Albania Great Forever”, Meta si Trump, reagon pas vendimit të GJL që e la në burg: Çështja do shkojë në Strasburg

Gjykata e Lartë rrëzoi ditën e sotme rekursin e Ilir Metës duke lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg”. Menjëherë pas vendimit, kreu i PL-së reagoi përmes një audimesazhi nga qelia.

Meta sulmoi drejtësinë duke thënë se angazhimi i tij dhe Partisë së Lirisë është të përballet me narko regjimin. Meta tha se me këtë vendim kaluan një pengesë fiktive, pasi Gjykata e Lartë sipas tij nuk ‘ekziston’ dhe kështu hidhet edhe një hap drejt rrugës për ta dërguar çështjen e tij në Gjykatën e Strasburgut.

“Make America Great Forever”, tha Meta në nisje të fjalës së tij, slogan i përdorur edhe nga presidenti i SHBA-së Donald Trump gjatë fushatës në zgjedhjet e Amerikës, “Make America Great Again”.

Meta: Make Albania Great Forver. Ky është zotimi ynë, ky është angazhimi ynë për 11 majin, ditën historike kur do ndahemi nga narko regjimi, por edhe narko drejtësia e tij. Sot për çështjen ‘Meta’ hodhëm një hap pozitiv se kaluam edhe një pengesë fiktive, Gjykatën e Lartë, që nuk ekziston, në mënyrë që të ecim më shpejt drejt Gjykatës së strasburgut. Pa asnjë diskutim do të fitojmë siç kemi fituar edhe në Komisionin e Venecias kundër ‘Ramaformës’.

Me këtë rast mos harroni se 2 marsi po vjen dhe bashkë me të edhe 5 dhjetori i atij mitingu të jashtëzakonshëm, mbarëkombëtar, patriotik, në mbrojtje të Kushtetutës, falë të cilit jo vetëm u çmontua botërisht ‘Ramaforma’ si pjellë e gjithë ligjeve antikushtetuese në kundërshti me konsensusin e 140 vota që pas rekomandimeve të Komisionit të Venecias, por njëkohësisht kur prapësuam dhe hodhëm në lanë ligjin e betimeve. U bëj thirrje simpatizantëve të Partisë së Lirisë dhe shqiptarëve, të gjithë drejt 11 majit, të gjithë bashkëatdhetarët atë të nxitojnë të regjistrohen të marrin pjesë në këtë ditë historike kur narko regjimi do hidhet te Lana siç e hodhi Maqedonia regjimin kukull të Sorosit në Vardarë. Malet tona më të larta./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›