E Shtunë, 31 Tetor 2026

Makina aksidenton ish- futbollistin Agim Bubeqi

Vlorë, 50- vjeçari po ecte me biçikletë kur është goditur nga pas nga një makinë. Mjekët: Është në gjendje të rëndë

VLORË- Një aksident automobilistik po rrezikon jetën e një prej emrave të artë të futbollit të Vlorës në vite. Agim Bubeqi, një nga lojtarët në zë të “Flamurtarit” të viteve 80 është shtypur nga një drejtues automjeti, teksa po kalonte me biçikletë në rrugën pranë rreth rrotullimit në zonën e Skelës. Një automjet, i cili po ecte me shpejtësi, ka goditur rëndë 47-vjeçarin. Pasi mjeti ka goditur biçikletën, ish-futbollisti ka rënë përtokë duke marrë goditje të rëndë në kokë e në pjesë të ndryshme të trupit. Këto goditje po i rrezikojnë tani jetën. Drejtuesi i automjetit që ka shkaktuar aksidentin është larguar nga vendi i ngjarjes me shpejtësi dhe policia nuk ka mundur ta identifikojë apo ta ndalojë deri në mesnatë. Grupi i gatshëm i policisë kriminale dhe ajo rrugore janë vënë në ndjekje të automjetit që kreu aksidentin e më pas u largua nga vend ngjarja, ndërsa Bubeqi është dërguar menjëherë në spital ku ende është nën mbikëqyrjen e mjekëve. Ata shprehen me rezerva për jetën e 50- vjeçarit, pasi plagët e marra në kokë janë të rënda.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›