Makina del nga rruga dhe shpërthen në flakë, shpëtohen në kohë nëna me fëmijët

Një aksident ka ndodhur ne dalje të Belshit pasditen e sotme.
Burime bëjnë me dije se një automjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në arë, ku më pas ka marrë flakë.
Kanë qenë qytetarë të rastit që kanë nxjerrë në kohë nga makina nënën me fëmijët e saj binjakë, pa shpërthyer ende në flakë, të cilët janë transportuar më pas me një mjet privat drejt spitalit.
“Rreth orës 16:45, në aksin rrugor “Belsh-Kuçovë”, automjeti me drejtues shtetasin E. M., ka dalë nga rruga dhe për këtë shkak automjeti është përfshirë nga flakët.
Si pasojë është dëmtuar lehtë dhe po merr asistencë mjekësore vajza e shtetasit E. M., 8 vjeçe (pasagjere), e cila është jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor në vendngjarje po punon për përcaktimin e rrethanave të këtij rasti”, njofton policia.
/vizionplus.tv