Makina del nga rruga e përplaset me barrierat anësore, 3 të plagosur në Gjorm

Tre të rinj kanë mbetur të plagosur gjatë orëve të natës si pasojë e një aksidenti rrugor të ndodhur në fshatin Gjorm. Sipas informacioneve paraprake, automjeti me të cilin ata udhëtonin ka dalë nga rruga dhe është përplasur me barrierat anësore.
Burime nga policia bëjnë me dije se dyshohet që shkak i aksidentit të ketë qenë drejtimi i mjetit nën efektin e alkoolit nga ana e shoferit. Si pasojë e përplasjes, tre pasagjerët kanë pësuar lëndime të ndryshme dhe janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e policisë, të cilat kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
/rtsh.al/