Makina del nga rruga, vdesin 3 shqiptarë në Itali
ITALI- Tre shqiptarë kanë humbur jetën në një aksident në Foligno, kur makina me të cilën udhëtonin ka dalë nga rruga.
Sipas medieve italiane, mësohet se viktimat të tre shqiptarë janë Agustin Pjetri, 22 vjeç, e Marjol Koni, 18- vjeç dhe Sadik Kurti 44-vjeç.
Dy të rinjtë kanë humbur jetën menjëherë, ndërkohë që 44-vjeçari ka vdekur pak pasi kishte mbërritur në spital.
Dyshohet se automjeti tip Alfa 147 po drejtohej nga 18-vjeçari, ndërkohë që alarmi për aksidentin është dhënë nga miqtë e tyre po shqiptarë që ishin me një tjetër makinë dhe ishin kthyer t'i kërkonin pasi u kishin humbur nga sytë.