E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topalli: Deputetët e PS-së,rrezikojnë mandatin

Kryeparlamentarja Jozefina Topalli ka zgjedhur një ditë feste për të apeluar opozitën të kthehet në Kuvend dhe të ushtrojë detyrat që asaj i takojnë. Ndërkaq që ka kërcënuar sërish deputetët socialistë që në zbatim të Kushtetetës do t'u ndërpresë mandatin.
Nën cilësinë e kryetares së Kuvendit, zonja Topalli mbrojti akuzat personale dhe që kryeministri Berisha i bëri gjatë seancës pleanare të ditës së enjte liderit socialist Edi rama. Sipas Topallit, parlamenti është tempulli i të vërtetave dhe mbi çdo etikë qendron etika familjare.
Gjatë këtij komunikimi me mediat nga institucioni që drejton, Topalli tha se rezoluta e Parlamentit Europian i bën thirrje opozitës të shkojë në Parlament.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›