Makina e Gatuzos bllokohet në Tiranë
Që shqiptarët janë të dashuruar me automjetet luksoze nuk përbën lajm të ri, por ajo që nuk mund të mohohet është "fiksimi" për makinat e personazheve të njohura në botë. "Viktimat" e preferuara janë futbollistët, madje emra shumë të njohur të arenës ndërkombëtare. Gjatë ditës së djeshme, zyra antitrafik në Drejtorinë e Policisë Tiranë, ka bërë të ditur sekuestrimin e automjetit tip "Range Rover", që tre vjet më parë ishte në pronësi të Xhenaro Gatuzos. Më 2 tetor 2006, mesfushori i Milanit dhe i përfaqësueses italiane kishte denoncuar vjedhjen e autostradës me numër shasie "SALLSAA 146A927689", që përtej Adriatikut qarkullonte me targën CW542YG. Mjeti luksoz është futur në Shqipëri nga një qytetar italian, nëpërmjet Portit të Durrësit. Ajo është blerë nga një person nga Mamurrasi, emri i të cilit nuk bëhet publik për shkak të hetimeve, e së fundmi është zhdoganuar dhe pajisur me targa shqiptare (TR 0056 P). Gatuzo është një emër mjaft i njohur në vendin tonë, madje ka edhe një numër të madh mbështetësish dhe simpatizantësh: ai është një prej emrave më të spikatur te Milani në këto vitet e fundit dhe vlerësohet për lojën e fortë dhe faktin se asnjëherë nuk tërhiqet mbrapa gjatë përplasjeve fizike në fushë. Në maj të këtij viti, Gatuzo ka qenë i pranishëm në Shqipëri në miqësoren e Milanit me Kombëtaren "B", pa e imagjinuar se makina e tij e vjedhur do të gjendej pikërisht këtu.
"Range Rover" i Gatuzos nuk është rasti i parë i makinave të vjedhura që gjenden ose kanë lidhje me vendin tonë. Ekzistojnë edhe dy precedentë të tjerë, me mjete që më parë i përkisnin mesfushorit anglez, Devid Bekham, dhe mbrojtësit legjendar të Milanit dhe Italisë, Franko Barezi. Rreth tre vjet më parë, në kufirin e Shqipërisë me Maqedoninë, u bllokua një automjet, tip BMW X5, e cila dyshohej se ishte e Bekham. Makina, vlera e së cilës përllogaritej në afro 100 mijë euro, ishte zhdukur në Spanjë, gjatë periudhës kur mesfushori britanik militonte te Reali i Madridit. Më 2006-n, fuoristrada u bllokua në afërsi të doganës së Tushemishtit, ku pas një kontrolli rutinë të policisë së vendit fqinj, u zbulua se makina ishte e vjedhur dhe nga Spanja, ajo kishte kaluar transit në Bullgari dhe Maqedoni, ndërsa destinacioni final ishte Shqipëria. Madje, në atë periudhë u ngritën dyshime se BMW-ja luksoze kishte arritur të hynte në territorin shqiptar, por mjeti u kthye mbrapsht pasi marrëveshja mes trafikantëve nuk u arrit. Dështimi i "pazarit" në Shqipëri, bëri që destinacioni i ardhshëm i mjetit të ishte Greqia, ku do të kalohej nëpërmjet doganës së Manastirit. Por, udhëtimi përfundoi në parkimin e një hoteli në Ohër. Bekham nuk shprehu interes për marrjen mbrapsht të makinës, e cila u përdor për disa kohë nga ministrja e Brendshme maqedonase, Jankullovska.
Ndërkohë, disa vjet përpara BMW-së së Bekham, në mediat italiane u diskutua se makina që i ishte vjedhur Franko Barezit gjendej në Shqipëri. Bëhej fjalë për një Ferrari, i cili i ishte grabitur ish-numrit 6 të Milanit në Milano dhe që kishte arritur të futej kontrabandë në vendin tonë.