VETADMINISTRIM "TITIST" DHE PA LIGJ I GJYQESORIT?!
Dikur kemi kritikuar vetadministrimin jugosllav, por vështirë të na e kapte mendja se do të vinte një ditë që të kritikonim edhe "vetadministrimin" e gjyqësorit shqiptar. Por bëhet e pashmangshme. Sepse dy ditë më parë një tryezë disi e pazakontë e subjekteve të ndryshme të komunitetit të gjyqtarëve, ka vendosur të thërrasë mbledhjen e Konferencës Gjyqësore Kombëtare në një kohë kur ligji për të nuk ekziston. Si mund të ndodhë një çudi e tillë? Si mundet që një pjesë e komunitetit të gjykatësve, të atyre që ekzistojnë vetëm sepse duhet që gjërat të bëhen me ligj, të propozojnë që "parlamenti i gjyqësorit" të mblidhet pa ligj? Është e pamundur të mos pikasësh në krizën e sotme të gjyqësorit, dhe e tillë është pa ekzagjerim, gjurmët e gishtërinjve të politikës berishiste që nuk rresht së gjakuari kapjen e tij. Madje duket sikur është kapja e vjetër e gjyqësorit nga politika që sot po investohet për një kapje të re. Por janë aty edhe lëshimet e opozitës, konsensuset shterpe të saj për gjoja një drejtësi të pavarur, me një pushtet agresor permanent i drejtësisë, pasiviteti i saj (pse jo edhe pëlqimi i heshtur), përballë agresionit të pafund kundër lirisë së drejtësisë.
***
Zanafilla e krizës së sotme shkon prapa, disa vjet më parë, kur shumica berishiste në Parlament miratoi me shumicë të thjeshtë, dhe jo me shumicë të cilësuar sikundër e kërkon Kushtetuta, ligjin për Konferencën Kombëtare të Gjyqësorit. Kjo e fundit është një forum që merr vendime shumë të rëndësishme, ndër të tjera, zgjedh edhe 9 nga 15 anëtarët e Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Dhe është për shkak të kësaj rëndësie që kanë vendimet e konferencës për ecurinë dhe pavarësinë e gjykatave, që ligji për të duhet të miratohet me shumicë të cilësuar pra, edhe me pëlqimin e opozitës parlamentare dhe jo vetëm me vullnetin e shumicës së pushtetit. Ishte ky dhunim i Kushtetutës nga shumica berishiste, i bërë po me synimin e pandërrueshëm për kapjen e gjyqësorit, që e detyroi atëherë Shoqatën Kombëtare të Gjyqtarëve ta dërgonte ligjin e miratuar nga Kuvendi në Gjykatën Kushtetuese. Dhe kjo e fundit e hodhi poshtë atë ligj si antikushtetues. Ky është një nga shkaqet se përse sot nuk kemi një ligj për Konferencën Gjyqësore Kombëtare. Por një shkak tjetër është dhe fakti, se që nga ajo kohë e deri më sot, Parlamenti nuk ka miratuar një tjetër ligj për KGJK, edhe pse një projektligj i debatuar gjerësisht edhe nga komuniteti i gjyqtarëve, ka përfunduar prej thuajse një viti. Përse kjo zvarritje? Përse në raste të tjera, për ligje që kanë të bëjnë po me pushtetin gjyqësor, qeveria dhe Ministria e Drejtësisë kanë vepruar rrufeshëm, madje pa pyetur fare komunitetin e gjyqtarëve, ndërsa në këtë rast projektligji zvarritet? Përgjigjen nuk mund të mos e gjesh te llogaritë politike të pushtetit, te pritja e tij për ta bërë këtë punë pas zgjedhjeve të 28 qershorit dhe në konveniencë me rezultatin e këtyre zgjedhjeve.
***
Por edhe pse i dhanë përsëri pushtetin Berishës, zgjedhjet precipituan në krizë politike për shkak të çështjes së rinumërimit të votave, në thelb, po për shkak të mungesës së drejtësisë. Opozita nuk po hyn në Parlament dhe kjo është bërë tashmë një pengesë objektive për miratimin, këtë herë me shumicë të cilësuar, edhe të projektligjit për KGJK. Është krijuar një nyje që mund të zgjidhet vetëm nëse opozita hyn në Parlament. Por ndërkaq kjo e fundit, nuk hyn në Parlament, sepse e quan të padrejtë, dhe jo fare pa shkak, mos hapjen e kutive për rinumërim votash në disa zona. Vonesë që e ka bërë të pamundur zëvendësimin e disa anëtarëve të Këshillit të Lartë të Drejtësisë (KLD) që mund të konsiderohet si "qeveria" e Gjyqësorit. Por a është kjo një arsye që KGJK të mblidhet në mungesë të ligjit dhe po pa ligj të zgjedhë anëtarët e qeverisë së vet? A është kjo një arsye që në mungesë të ligjit për KGJK nyja dragojane e drejtësisë të zgjidhet jo me anë të ligjit, por të pritet me shpatën e "vetadministrimit"? Përse ky ngut për të zgjedhur anëtarët e KLD qoftë edhe në mungesë të ligjit për KGJK në një kohë që vetë ligji për KLD garanton funksionimin e këtij institucioni edhe në këtë rast? Në nenin 7 të ligjit për KLD shkruhet se "mandati i anëtarit të KLD-së mbaron kur zgjidhet tjetri". Atëherë përse kjo aventurë për të zgjedhur anëtarët e rinj të KLD edhe pa ligj? Kush kërkon të përfitojë nga ky vakum ligjor, kush është ujku që kërkon të përfitojë nga mjegulla? Manjola Bejleri, kryetare e Shoqatës Kombëtare të Gjyqtarëve, është shprehur se mbledhja pa ligj e KGJK dhe për më tepër, zgjedhja nga ana e saj e disa anëtarëve të KLD do të ishte antikushtetuese. Dhe nuk mund të mos jetë ashtu. Por precedenti vet do të ishte fatal për një pushtet që lind nga ligji dhe jeton me ligjin dhe për ligjin. Është paradoksale të mendosh që "parlamenti" i gjyqësorit (KGJK) të mblidhet pa ligj dhe po në mënyrë të paligjshme të zgjedhë disa nga anëtarët e "qeverisë"(KLD) së tij. Do të ishte një aventurë antikushtetuese e një komuniteti gjyqtarësh që do të tregonin mungesë respekti të skajshëm për ligjin në një kohë që duhet të jenë ata, gjyqtarët, që duhet të ngrenë ligjin në piedestalin e shenjtërimit në një kohë që jo pak po orvaten ta shkelmojnë. Dhe asnjë term apo sofizëm sikundër ky i "vetadministrimit" nuk do të mjaftonte për të maskuar një anarkizëm dhe destruktivizëm të tillë "juridik" dhe pasojat e fshehta, por të tmerrshme për sistemin, të kapjes më të thellë të gjykatave dhe "qeverisë" së tyre nga qeveria. Sepse janë të forta dyshimet se "Vetadministrimi" pa ligj i KGJK mund t‘i mundësonte qeverisë të zgjidhte njerëzit e saj në "qeverinë" e gjyqësorit. Të gjithë urojmë pavarësi të gjyqësorit nga pushteti, por jo pavarësinë e tij nga ligji, një "vetadministrim" të tij pa ligj. Largimi nga ligji, bërja e të cilit lind pikërisht nga nevoja për ta mbrojtur gjyqësorin, rrezikon ta çojë këtë të fundit në kthetrat e pushtetit që duket se po inspiron në fshehtësi, nisma të tilla me konotacion "titist". Sepse sikundër ka thënë John Lock, pa ligj nuk ka liri për askënd. As për gjyqësorin.