Thimio Kondi: Të mblidhet Konferenca Gjyqësore
Ish-kryetari i Gjykatës së Lartë, njëkohësisht edhe kreu i Konferencës Gjyqësore, Thimio Kondi, është pro mbledhjes të të gjithë gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë për të vendosur anëtarët e rinj të KLD-së, megjithëse nuk ka një ligj. Ai e quan gabim të rëndë mosmbledhjen e konferencës dhe mendimet ndryshe të shfaqura në gjyqësor. "Ata që thonë se nuk mund të mblidhet konferenca e kanë shumë gabim", deklaron Kondi, në një prononcim për gazetën "Shqip", duke shtuar se Kushtetuta parashikon Konferencën Gjyqësore. "Ne kemi vepruar me Kushtetutën dhe me statutin e konferencës që kemi miratuar. Ligji është miratuar më vonë. Nuk është justifikim që të themi ne që konferenca të mos mblidhet. Kushtetuta është ligji themelor, ku parashikohet mbledhja e Konferencës Gjyqësore. Pra duhet të mblidhet, pasi është e pajustifikueshme mosmbledhja e Konferencës Gjyqësore Kombëtare", thotë ai. Ndërkohë, kryetarja e Gjykatës së Lartë, Shpresa Becaj, refuzon të japë opinion e saj personal për debatin, ndërsa Gjykata Supreme në Shqipëri pohon se qëndrimi i Becajt është shfaqur në tryezën e rrumbullakët me të gjithë kryetarët e Gjykatave të Rrethit dhe Apelit, si dhe me pjesëmarrjen e ndërkombëtarëve.
Mungesa e ligjit
I pyetur nëse Konferenca Gjyqësore duhet të mblidhet pavarësisht mungesës së ligjit, ish-kryegjyqtari Thimio Kondi thotë se "po, patjetër që duhet të mblidhet dhe është një gabim i rëndë që nuk është mbledhur edhe në vitin 2008, kur ishte mbledhja vjetore për të zgjedhur anëtarët e tjerë të KLD-së. Anëtarët e KLD-së mund të vazhdojnë të qëndrojnë në detyrë, por mund të vazhdojnë një muaj dhe nuk mund të vazhdojnë dy vjet", shton ai. Pyetjes nëse vendimet që mund të merren nga KLD-ja, pas përfundimit të mandateve, janë kushtetuese, ish-kryegjyqtari, tashmë në rolin e një avokati, thotë se vendimet janë të ligjshme dhe të vlefshme. "Nuk është e justifikuar që të qëndrojnë në detyrë dy vjet. Në qoftë se nuk ka afat të përcaktuar, kjo do të thotë që nuk mund të bllokohet institucioni. Institucioni duhet të vazhdojë funksionimin e tij. Por çdo gjë ka një afat të arsyeshëm. Nëse nuk ka të përcaktuar një afat, atëherë thuhet që afati i arsyeshëm sa është? Mund të jetë një muaj, dy muaj, pasi nuk mund të mblidhet konferenca në çdo kohë. Por kaloi një muaj, kaloi dy muaj, dhe ata vazhdojnë të kryejnë detyrën. Por jo dy vjet. Dy vjet është tej çdo logjike normale. Ata që thonë se nuk mund të mblidhet konferenca e kanë shumë gabim", deklaron Kondi, ndërsa shpjegon edhe mënyrën e mbledhjes së Konferencës Gjyqësore, pavarësisht se ligji është shpallur antikushtetues nga Gjykata Kushtetuese. "Është e vërtetë se është shpallur antikushtetues, por vetë Kushtetuta është në fuqi. Mesa mbaj mend, atëherë është diskutuar se mbledhja duhet të bëhet me përfaqësues nga e gjithë trupa e gjyqtarëve të republikës, rreth treqind e ca. U mendua se duhet të jenë të gjithë. Edhe të gjithë duhet të mblidhen. Rregullorja është për konferencën dhe duhet t‘i bëhen disa rregullime dhe modifikime", pohon ish-kryetari i Gjykatës së Lartë që qëndroi në detyre tetë vjet dhe është larguar nga detyra rreth një vit e gjysmë më parë.
Si e drejtova konferencën
Më pas, Kondi shpjegon sesi e ka drejtuar për tetë vjet Konferencën Gjyqësore, megjithëse nuk ka pasur në ligj. "Po e ripërsëris se duhet të mblidhen të gjithë gjyqtarët e Republikës së Shqipërisë dhe të vendosin në bazë të Kushtetutës dhe rregullores së konferencës. Ligji u bë në vitin 2005, por Kushtetuta është miratuar në vitin 1998, gjatë tetë viteve, megjithëse pa një ligj, konferenca ka funksionuar më së miri. Është mbledhur për herë të parë në vitin 1999 (është mbledhur edhe para Kushtetutës, në vitet 1994-1995), dhe në Kushtetutë përcaktoheshin që nëntë anëtarë të KLD-së të zgjidhen nga Konferenca Gjyqësore Kombëtare. Dhe Konferenca Kombëtare e Gjyqtarëve çfarë është? Mbledhja e të gjithë gjyqtarëve të republikës. A do të mblidhen të gjithë, apo disa përfaqësues, pak rëndësi ka. Të dyja format janë të pranueshme", shpjegon Thimio Kondi, ndërsa nuk preferon të komentojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese, për të cilin ka shumë rezerva personale. "Nëse do të isha ende në Gjykatën e Lartë, por më mbaroi mandati, do të shkoja në Gjykatën Kushtetuese dhe do të jepja argumentet e mia që ai ligj është në parim me Kushtetutën. Megjithatë, ai është një problem i kaluar", përfundon prononcimin ai.