E Diel, 1 Nëntor 2026

“G99”: Të rinjve, merrni kartat, votoni ndryshimin

“Rock dhe Politikë“ ka qenë takimi festiv i organizuar nga Lëvizja “G99” me qindra të rinj kryeqytetas. Gjatë këtij aktiviteti, Kreu i “G99”, Veliaj, inkurajoi të rinjtë që të marrin kartat e identitetit dhe me 28 qershor të votojnë ndryshimin. 

TIRANE- Qindra të rinj kryeqytetas kanë qenë të pranishëm në tubimin festiv Rock dhe politikë të organizuar ngë Lëvizja “G99”. Qëllimi i këtij tubimi ka qenë ndërgjegjësimi i të rinjve për të marrë kartat e identitetit dhe që më 28 qershor të shkojnë përpara kutive të votimit. Kreu i Lëvizjes “G99”, Erion Veliaj, u shpreh entuziast për pjesëmarrjen, ndërsa inkurajoi të rinjtë, kryesisht studentë të plotësojnë formularin e kartave të identitetit dhe që në zgjedhjet e ardhshme të votojnë ndryshimin.
Në këtë takim rinor me muzikë dhe politikë të rinjtë kanë kaluar së bashku një pasdite ku është folur për politikën, aktivizmin dhe mundësitë për ndryshim, por dhe kanë festuar nën tingujt e grupit Qelbanix dhe muzikën e përzgjedhur nga DJ të ndryshëm. (a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›