E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dosjet, PSD: Berisha kundër të gjithëve

Edhe PSD ka reaguar sot lidhur me hyrjen në fuqi të ligjit të shumë përfolur të “Dosjeve”. Gjatë një konference për shtyp kreu i kësaj partie Milo, ka deklaruar se kreu i maxhorancës kërkon të dalë kundër të gjithëve edhe ndërkombëtarëve. 

TIRANE- Hyrja në fuqi e ligjit shumë të debatuar të “Dosjeve” ditën e sotme, ka shkaktuar edhe reagimin e Partisë Demokracia Sociale. Në një konferencë për shtyp kreu i kësaj partie Paskal Milo, ka deklaruar se “komandanti i maxhorancës ka marrë përsipër të jetë kundër të gjithëve, kundër SHBA, kundër BE, kundër Këshillit të Evropës, kundër OSBE, duke theksuar se vendime të tilla, janë një çmim i madh që e paguajnë shqiptarët dhe Shqipëria, me vonesën që mund t'i shkaktohet proceseve integruese të saj.
“Është qesharake ajo që ndodhi sot në Kuvend, ndërsa BE kritikon dhe kërkon plotësimin e standardeve për integrimin Evropian të Shqipërisë, në rendin e ditës së Kuvendit, vendoset miratimi i projektrezolutës së Parlamentit që i drejtohet Parlamentit Evropian për të konsideruar kërkesën e Shqipërisë për statusin e vendit kandidat në BE” - thekson PSD.(a.r/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›