E Shtunë, 31 Tetor 2026

Makina e përplas dhe largohet, vdes "protestuesi"

TIRANE-Një aksident automobilistik me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur rreth orës 04:00 të mëngjesit të sotem, pranë Ministrisë së Mbrojtjes. Një automjet që po udhëtonte me shpejtësi në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” ka përplasur një kalimtar dhe për pasojë ky i fundit ka mbetur i vdekur në vend.
Burime te policise bënë të ditur se viktima është 64 vjecari Fuat Mehmeti, nga Tirana.
Nuk eshte sqaruar ende se ne cfare rrethanash ndodhej aty 64 vjecari, por dyshohet të jete një nga personat pjesmarres ne protesten 3 ditore te opozites. Ndërkaq mësohet se automjeti që shkaktoi aksidentin eshte larguar menjehere nga vendi i ngjarjes. Policia dyshon se behet fjale për një automjet tip benz dhe ka nisur kërkimin e drejtuesit të tij.

(d.b/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›