E Diel, 1 Nëntor 2026

Raportuesi i PE: Kandidatura e Serbisë për BE - jo reale

BEOGRAD-Raportuesi i Parlamentit evropian për Serbinë, Jelko Kacin, ka deklaruar se është jo reale që Serbia deri në vitin 2009 të paraqesë kandidaturën për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
“Kandidatura është gjë e madhe dhe rrjedhimisht duhet të jemi real. Ajo nuk është lojë, por veprim me rregulla shumë të qarta përmes të cilës fitohet besimi i 27 vendeve anëtare, institucioneve të Bashkimit Evropian, fqinjëve të Serbisë dhe vendeve tjera kandidate, të tashme dhe të ardhshme”, ka thënë Jelko Kacin për shtypin serb.
Duke folur për qëndrimin e Holandës ndaj Serbisë, Jelko Kacin, ka pohuar se “nuk është Holanda pengesë ndërmjet Beogradit dhe Brukselit, por Ratko Mladic, Goran Haxhic dhe ata që u ndihmojnë në arratinë e tyre”.
Serbia eshte nje nder 3 vendet e rajonit per te cilat BE pranoi liberalizim vizash. Serbia aspiron te behet vend anetar i bllokut europian.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›