Makina futet në klubin sportiv në Britani, humb jetën 10 vjeçarja

Një tragjedi ndodhi në Britani, ku një makinë u përplas në fushën e një stadiumi gjatë stërvitjes, duke tërhequr zvarrë dy vajza të mitura. Policia konfirmoi se një vajzë 10-vjeçare humbi jetën, ndërsa një tjetër 8-vjeçare mori plagë të lehta dhe u dërgua në spital. Incidenti ndodhi më 5 mars në Klubin e Futbollit Kendal Rugby Union, kur makina u përplas me një gardh metalik dhe përfundoi në fushë.
Shoferi 40-vjeçar nga Lancaster u arrestua dhe po hetohet për drejtim të rrezikshëm, ndërsa autoritetet konfirmuan se nuk ka prova që sugjerojnë një veprim të qëllimshëm. Klubet lokale dhe autoritetet shprehën pikëllimin për tragjedinë, dhe po vijojnë hetimet për të zbardhur ngjarjen. Policia i bëri thirrje çdo dëshmitari të kontaktojë për informacion.
/vizionplus.tv