E Enjte, 5 Nëntor 2026

Makina humb kontrollin dhe del nga rruga në aksin Korçë-Pogradec/ Shoferi në gjendje të rëndë

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Korçë – Pogradec, në afërsi të fshatit Zotilan.

Paraprakisht mësohet se një mjet ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga duke përfunduar jashtë saj.

Në mjet ka qenë vetëm 1 person, pra drejtuesi, i cili është transportuar për në spitalin e Korçës.

Sipas burimeve nga vendngjarja gjendja e tij është tepër e rëndë, ka marrë shumë dëmtime në trup.

Policia në vendin e ngjarjes për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›