Mat, i vë flakën vetes, në gjendje të rëndë 33-vjecari
MAT- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në fshatin Stojan të Matit, ku një 33-vjecar i ka vënë flakën vetes.
Policia bën me dije se personi në fjalë është shtetasi Gegë Stojani me banim në Lac, i cili kishte shkuar në fshatin e Matit, ku ka kryer edhe aktin e rëndë.
Mësohet se 33-vjecari pasi është lyer me benzinë i ka vënë flakën vetes për shkaqe ende të panjohura.
Ai është dërguar me urgjencë drejt spitalit Ushtark në Tiranë, ku edhe ndodhet në gjendje kritike për jetën.
Ndërkohë policia e Matit po punon për zbardhjen plotë të ngjarjes dhe shkaqeve që e kanë cuar 33-vjecarin të vetëflijohet.
(m.a/BalkanWeb)