Makina iCar, ëndrra e parealizuar e Steve Jobs
SHBA – Një makinë elegante, sportive, super teknologjike, me tapiceri të errët lëkure dhe me shenjën e mollës gjysmë të kafshuar në kofano. Kjo ishte një ndër ëndrrat e parealizuara të themeluesit të kompanisë Apple, Steve Jobs.
Lajmi u bë i ditur nga Mickey Drexler, anëtar i këshillit administrues të kompanisë Apple, gjatë punimeve të konferencës “Innovation Uncensored”.
“Shikoni industrinë e makinave në SHBA. Është një tragjedi. Kush i dizenjon këto makina?”- deklaroi Drexler, i cili theksoi se ëndrra e Jobs, përpara se të vdiste ishte projektimi i makinës super teknologjike, iCar.
Sipas përfaqësuesit të Apple, Jobs nuk pati kohë për të zhvilluar më tej projektin e tij.
“Steve ishte i bindur se iCar do të mbulonte rreth 50% të tregut sapo të prezantohej përpara publikut, por sëmundja nuk e lejoi që ta bënte realitet idenë e tij”- deklaroi Drexler.
Për momentin kompania Apple nuk bën të ditur nëse do ta vazhdojë idenë e Jobs për tu futur në industrinë mekanike.
(er.nu/BalkanWeb)