E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksionet evropiane pësojnë humbje të mprehta

Evropë- Tregjet evropiane të aksioneve kanë shënuar rënie qëkurse nisi shqetësimi mbi sistemin bankar grek dhe spanjoll.

Në Spanjë indeksi kryesor ra me pothuajse 2%, ndërsa aksionet në Londër dhe Frankfurt performuan 1% më ulët.

Këto humbje ndoqen rëniet e pjerrta në tregjet azitike, Nikkei i Tokios ra mesatarisht 3%, rënia më e madhe në një ditë që prej Gushtit të kaluar.

Tregjet aziatike u goditën edhe nga humbjet në Nju Jork, ku Dow Jones u mbyll më me shumë se 1% rënie. Investitorët janë të dekujaruar nga dy raportimet e dobëta të ekonomisë amerikane. ‘Nuk ka ende zgjidhje për problemin evropian, dhe ne jemi shumë të zhgënjyer edhe me performancën e ekonomisë së SHBA-ve, pra në përgjithësi është ndjenjë negative’- tha Frances Chenung për BBC, një zyrtar i lartë i Credit Agricole CIB në Hong Kong.

Besimi në bankat evropiane është stepur nga klasifikimi që i bëri Moddy’s të enjtën vonë bankave spanjolle, 16 prej të cilave ranë në rënditje. Në Azi aksionet bankare janë dëmtuar dhe shefi i ANZ tha se paqëndrueshmëria e tregut do të thotë se banakt australiane nuk po kreditojnë me njëra-tjetrën. Pasi tregjet me shumicë të kreditimit janë shumë të rëndësishme për fondet e bankave.

D.Bilbili/IDEA/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›