E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Makina merr flakë në ecje në Lezhë/ Dyshime për një defekt në mjet

Një makinë u shkrumbua plotësisht nga flakët në lagjen Besëlidhja në Lezhë në orën 15:30 të kësaj të shtune.

Automjeti tip Volkswagen në lëvizje u dogj plotësisht nga flakët dhe dyshohet se ka pasur dhe probleme teknike.

Fatmirësisht nga flakët nuk pati të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Megjithëse policia reagoi shumë shpejt, automjeti u dogj totalisht, duke shkaktuar edhe dëmtime në një tjetër makinë të parkuar.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›