Bresheri plumbash, vritet shqiptari, nje tjeter ne spital
ROME - Nje shqiptar ka ngelur i vdekur nga plumbat e nje pistolete, ne nje lagje te Romes. Sipas policise italiane, nje 26-vjecar, nga Shqiperia, ka humbur jeten dy net me pare ne kryeqytetin e Italise, ne zonen e Montespacatos. Nderkaq, me te ka ngelur i plagosur nje tjeter shqiptar, 30 vjec. Identiteti i tyre ende nuk eshte bere i ditur nga policia e kryeqytetit italian, e cila ka nisur menjehere hetimet. Lajmi eshte bere i ditur nga agjencite italiane te lajmeve, sipas te cilave gjithcka ka ndodhur ne nje lokal, kur dy persona te paidentifikuar kane qelluar dy emigrantet shqiptare, njeri prej te cileve ka mbetur i vdekur, ndersa tjetri eshte plagosur dhe ndodhet ne spital nen kontrollin e mjekeve. Sipas policise, dyshohet se ky incident i rende ka ndodhur per larjen e hesapeve, mes viktimave dhe atentatoreve te tyre, qe ende jane te paidentifikuar nga policia. Gjate dites se djeshme eshte bere e ditur se vazhdojne hetimet ne lidhje me vrasjen e nje shqiptari dhe plagosjen e nje tjetri. Gjithcka ka ndodhur ne oren 22:30 minuta ne Montespacato, ne lagjen "Aurelio". Dy shqiptaret, emrat e te cileve nuk jane bere te ditur, kishin zbritur nga nje makine "Jaguar" qe e kishin parkuara para lokalit "La Palma" dhe ishin futur ne ambientet e brendshme. Ishin ulur ne banak dhe kishin porositur nga nje birre qe po e pinin. Pak minuta me vone, ne brendesi kane hyre dhe dy persona te tjere, te cilet kane nxjerre armet dhe kane qelluar me bresheri mbi dy te rinjte, njeri prej te cileve gjeti vdekjen, e tjetri u dergua ne spital. Ne vendin e ngjarjes ka mberritur policia, e cila ka marre ne pyetje deshmitaret, pronarin e lokalit, personat qe ndodheshin aty si dhe te tjere njerez, qe kane qene ne rruge ne momentin kur eshte kryer vrasja.