Makina përfundon në humnerë, vdes 15-vjeçarja
Berat - Një makinë tip Benc ka përfunduar në humnerë ditën e sotme duke u ngjitur në malin e Tomorrit për në vendin e shenjtë. Makina drejtohej nga Agim Saliasi i cili ka humbur kontrollin dhe si rrjedhim makina ka fluturuar në greminë, në fshatin Gjerbës. Si rezultat ka mbetur e vdekur një 15-vjeçare ndërkohë që janë plagosur rëndë edhe 7 persona të tjerë. Njëri prej tyre, 13-vjeçari M.P është dërguar me helikopter për në spitalin ushtarak të Tiranës dhe është në gjendje të rëndë. Ndërkohë janë jashtë rrezikut për jetën drejtuesi i mjetit, Agim Saliasi, Tefta Saliasi, Klevis Saliasi, Xhorxhia Saliasi, Marjeta Koxhaj, Ana Koxhaj, dhe Qemal Koxhaj. Makina është shkatërruar plotësisht ndërkohë që policia ka arrestuar drejtuesin e mjetit për të saktësuar ngjarjen e ndodhur, ku u rrezikua seriozisht jeta e 8 personave.