E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gruevski: Emri, Greqia synon dështim

Si çdo qeveri serioze edhe ne kemi zgjidhje alternative nëse për një periudhë më të gjatë Greqia pengon anëtarësimin e Maqedonisë në NATO dhe BE, deklaroi kryeministri, Nikolla Gruevski para takimit me ndërmjetësin Nimic.

Sipas tij, nëse Greqia pengon integrimet euroatlantike, atëherë qeveria do të përqëndrohet në zhvillimin e fuqishëm  dhe serioz të shtetit.

Kryeministri, deklaroi se të gjitha indikacionet tregojnë se Greqia nuk dëshiron të zgjidhet problemi për emrin, siç tha "të paktën jo deri nga gjysma e vitit të ardhshëm, deri në zgjedhjet për Parlamentin Europian".

"Greqia do të bëjë  ç;mos që ky proces në shtator të mos përfundojë me sukses dhe fajtori të jetë Republika e Maqedonisë. Në qarqet diplomatike është shumë e rëndësishme se kush është fajtori, edhe pse kjo nuk është vendimtare", tha Gruevski.“ (INA) 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›