E Diel, 1 Nëntor 2026

Pakistan, sulm kamikaz, të paktën 46 të vrarë dhe 100 të plagosur

Pas atentatit të rëndë të dyfishtë para një fabrike armësh në Pakistan, numri i viktimave është shtuar. Policia flet ndërkohë për më shumë se 46 të vrarë dhe 100 të plagosur. Sipas të dhënave zyrtare, dy meshkuj e hodhën veten në erë para dyerve të fabrikës. Qindra punëtorë qenë grumbulluar në këtë kohë në këtë vend për shkak të ndërrimit të turneve. Forca të sigurisë e rrethuan vendin e atentatit Wah, rreth 30 km në veriperëndim të Islamabadit. Në fabrikat e Wah-ut, qendrës së industrisë së armatimit të Pakistanit, punojnë rreth 25 mijë vetë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›