Makina përplas bicikletën, vdes polici i burgut të Peqinit
ELBASAN-Një efektiv policie është aksidentuar për vdekje mbrëmjen e së dielës në Elbasan, ndërsa policia ka shoqëruar autorin e aksidentit.
Ngjarja ndodhi pranë fshatit Hajdarëm teksa polici i burgut të Peqinit, Besim Baha, 43 vjec po udhëtonte me bicikletë drejt banesës së tij. Ka qenë ky momenti kur një automjet e ka goditur bicikletën e efektivit duke e përplasur 43-vjecarin dhe hedhur disa metra tutje.
Policia në vendgjarje pohon se efektivi Baha ka humbur jetën nga plagët e marra. Në polici është shoqëruar drejtuesi i automjetit, Roland Bajrami.
Po hetohen rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.
(d.b/BalkanWeb)
Lidhje te tjera Land Rover-i përplas shtyllën, lëndohen lehtë 2 persona