E Shtunë, 31 Tetor 2026

Land Rover-i përplas shtyllën, lëndohen lehtë 2 persona

TIRANE-Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të diele në Tiranë, por fatmirësisht pa shkaktuar viktima.
Makina tip Land Rover Foristrade është përplasur me një shtylle në Laprakë. Si pasojë e përplasjes është rrëzuar shtylla, dhe janë plagosur lehtë dy personat që ndodheshin në automjet.
Shtylla e rënë në mes të rrugës ka bllokuar trafikun për pak minuta. Policia mbërriti në vendin e aksidentit dhe nisi hetimet për këtë rast.

(d.b/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›