E Diel, 1 Nëntor 2026

Papa Benedikti XVI në Amerikën Latine pas 5 vjetësh

MEKSIKO- Për herë të dytë në shtatë vjet në fron, Papa Benedikti XVI pritet të mbërrijë të premten në Amerikën Latine, ku banojnë më tepër se një e katërta e katolikëve të planetit, por ku kisha kundërshtohet në çështje të tilla si kontraceptivi, martesa e homoseksualëve ose aborti.

"Ai, që Kisha Katolike e quan kontinenti i shpresës, është rrënuar", deklaroi Bernardo Barranco, drejtor i Qendrës së Studimeve Fetare në Meksiko, për të cilin numri i katolikëve ka rënë në mënyrë dramatike.

Benedikti XVI rikthehet pesë vjet pas udhëtimit të tij në Aparecida, në Brazil, ku kishte marë pjesë në Konferencën e pestë të Peshkopëve latinoamerikanë, i cili kishte filluar një fushatë të riungjillizimit.
Kjo e fundit nuk duket të ketë dhënë frytet e pritura.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›