Makina përplas motorcikletën,vdesin burrë e grua
LEZHE- Dy persona kane humbur jeten ne nje aksident, në kryqëzimin e Shënkollit, në aksin nacional Lezhë- Milot. Aksidenti ndodhi mengjesin e sotem, ur viktimat qe udhetonin me nje motorciklete u perplasen nga nje automjet, tip fuoristrade. Sipas te dheneva te para te policise, viktime mbeten burre e grua, te familjes Deda.
Bashkeshorti, i moshes 75 vjecare ka qene duke drejtuar motorcikleten dhe ne momentin e aksidentit ka dale nga nje rruge dytesore per ne ate kryesore.
Makina me targa TR 6671 R, drejtuar nga Haxhi Dajko 47 vjeç, i cili eshte shoqeruar deri ne sqarimin e rrethenave te aksidentit. Fillimisht mendohet se drejtuesi i motorcikletes nuk ka kontrolluar me pare levizjen e makinave kur ka hyre ne rrugen kryesore, ndonese ekspertiza do te nxjerre zyrtarisht edhe shkakun e ngjarjes.