E Diel, 1 Nëntor 2026

Topi dekreton Nishanin pritet miratimi ne seance

Presidenti i Republikes dekretoi emrin e Bujar Nishanit. Menjehere pas propozimit te tij nga kryeministri Berisha shkresa ka shkuar ne institucionin e presidences. Sipas njoftimit te kreut te shtetit thuhet se ne mbeshtetje te nenit 93 dhe 98 pika 1 te Kushtetutes se Shqiperise me propozim te Kryeministrit Zoti Bujar Nishani minister i Drejtesise shkarkohet nga detyra dhe emerohet minister i Brendshem.


Nderkohe me heret presidenti dekretoi edhe lirimin nga detyra te Lulzim Bashes i cili garon per zgjedhjet per kryetar bashkie ne kryeqytet perballe kryesocialistit Edi Rama. Tashme emerimi i mbetet ne dore te legjislativit i cili duhet te mblidhet per te votuar ndryshimin e ri ne kabinetin e kryeministrit Berisha.


Gjate zhvillimit te seances plenare Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli theksoi se menjehere sapo kreu i shtetit te dekretoje do te therrase menjehere deputetet ne Parlament per te miratuar emerimin e Bujar Nishanit ne krye te Ministrise se Brendshme.


Tashme do te mbetet se kur do te mblidhet Konferenca e Kryetareve per te vendosur edhe per seancen e Parlamentit pasi me pare ky organ kishte vendosur edhe per pezullimin e seancave deri pas perfundimit te zgjedhjeve vendore.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›