Mazhoranca miraton shtyrjen e Komisionit per 21 janarin
Shkak per shtyrjen eshte bere angazhimi i deputeteve per zgjedhjet lokale te 8 majit madje nje argument i tille u dha qe ne shkurt ku nje nga mbledhjet e ketij komisioni u shty me argumentin se deputetet ishin te angazhuar ne perzgjedhjen e kandidateve per zgjedhjet vendore.
Edhe pse i ngritur me shume buje dhe me nxitim komisioni deshtoi ne therritjen e disa prej zyrtareve qe kishte parashikuar si kryeprokuroren Ina Rama Presidentin Topi apo kreun e SHISH Shaqiri.
Hetimi rreth veprimtarise se institucioneve shteterore sipas kompetencave te percaktuara ne legjislacionin respektiv per zbulimin dhe identifikimin paraprak te kercenimeve dhe sinjaleve per organizimin e veprimit kriminal per permbysjen me dhune te rendit kushtetues si dhe masat konkrete te marra per parandalimin neutralizimin pengimin dhe perballimin e dhunes gjate ngjarjeve qe shoqeruan tentativen per permbysjen me dhune te rendit kushtetues - thuhet ne objektin e Komisionit Hetimor.
Tashme deputetet e mazhorances do te kene ende kohe deri ne fund te ketij sesioni qe te dalin me nje perfundim lidhur me ngjarjet e 21 janarit ku ne cdo rast raporti perfundimtar do te dale i njeanshem pasi opozita nuk ka pranuar qe te jete pjese.